Kryetari i VV-së Albin Kurti po mban tubim elektoral në Skenderaj. Por atje, kandidatit të VV’së për kryeministër i është dashur mbrojtja nga Njësia Speciale e Kosovës.
Në pamjet shihet se tubimi i Kurtit është ruajtur nga Njësia Speciale.Në këtë qytet që historikisht ka përkrahur Partinë Demokratike të Kosovës nuk e kanë mirëpritur Kurtin.
Qytetarë të shumtë kanë brohoritur Thaçi, Thaçi dhe UÇK.Kurti njihet si kritik i ashpër i ish-presidentit Hashim Thaçi i cili ka mbështetje të madhe në Drenicë.