3.8 C
Pristina
Tuesday, March 26, 2024

Media serb: Sot është “Dita D” e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Rekomandime

Mbledhja e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 3 nëntor u bë datë e rëndësishme për Serbinë për shkak se përfaqësuesit zyrtarë të Beogradit ngritën temperaturat dhe lajmëruan se procedura për pranimim e Kosovës në këtë organizatë do të inciohej, gjë që Serbia e kundërshton, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, një javë më parë tha se deri në fund të kësaj jave, nën propozimin e Irlandës, e cila kryeson Këshillin e Evropës, Kosova duhet të futet në procedurë të anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare. Edhe pse procedura mund të zgjasë me vite të tëra, presidenti serb thotë se rezultati është i qartë dhe se kjo përbën presion shtesë për Serbinë.

- Advertisement -

Sidoqoftë, kryediplomati serb, Ivica Daçiç, i tha të përditshmes serbe “Danas” se Irlanda nuk e ka ngritur çështjen e aplikacionit të Kosovës për anëtarësim të Kosovës në KiE të mërkuren.

“Irlanda nuk e ngriti këtë çështje ashtu siç u pat thënë, prandaj edhe nuk do të jetë nesër në Këshillin e Ministrave, përveç nëse dikush tjetër e ngrit atë, gjë që s’ka të ngjarë të ndodhë”, ka thënë Daçiç, duke iu përgjigjur pyetjes se a mund të thuhet se aplikacioni i Kosovës nuk ka kaluar në seancën e Byrosë së Këshillit të Evropës ku caktohet agjenda e Këshillit të Ministrave.

Në maj të këtij viti, Kosova ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në KiE, por atë kohë kjo çështje nuk ishte në agjendë.

- Advertisement -

Edhe kësaj here, si në muajin maj, informacionet nga Serbia thonë se Beogradi do të reagojë me notat e njohjeve ndaj pavarësisë së Kosovës. Deri më tani, Vuçiç pretendon se ka në sirtar nëntë çnjohje të Kosovës, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Serbia thotë se kundërpërgjigja e saj do të jetë arritja e edhe më shumë çnjohjeve, ka thënë Ministrisa e Punëve të Jashtme e Serbisë.

- Advertisement -

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Daçiç thotë se Irlanda supozivisht i premtuar Kosovës nisjen e procedurës për anëtarësim në KiE.

“Kosova ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim, por kjo kërkesë nuk është aktivizuar derisa Komisioni ta dërgojë atë në Asamblenë e Përgjithshme për një opinion. Javëve tlë fundit, ky proces është përshpejtuar sepse ky është sesioni i fundit i cili do të kryesohet nga Irlanda, dhe ata thonë se Irlanda u ka premtuar përfaqësuesve të Prishtinë se do t’u ndihmojë që aplikacioni të dërgohen në Asamblenë e Përgjithshme”, ka thënë Daçiç.

Më tej ai shton se Serbia nuk pajtohet me këtë, por edhe se Beogradit do t’i duhet të ndërmerrë ofansivë më të madhe diplomatike, për shkak se situata nuk është e favorshme për Serbinë.

“Mospajtimi jonë nuk do ta ndalojë një vendim të tillë nëse dikush e merr atë, por neve do të na duhet të kryejmë aktivitete shumë më të forta diplomatike, së pari duke e shpërndarë atë që situata është e pafavorshme për neve, kur jemi te anëtarët e KiE-së, sepse shumica prej tyre e njohin pavarësinë e Kosovës. Por do të ishte hera e parë që vendimi për pranim të dikujt do të bëhej pa konsensus”, ka vazhduar Daçiç.

Ai theksoi se i gjithë procesi mund të marrë kohë sepse duhet kohë që Kuvendi Parlamentar të dalë me mendimin e tij dhe në disa raste ka zgjatur edhe disa vite.

Javën e kaluar Daçiç u takua me ambasadoren e Serbisë në Këshillin e Evropës, Aleksandra Gjuroviç, e cila deklaroi se një numër i konsiderueshëm i vendeve në Këshillin e Evropës mbështesin qëndrimin e Serbisë, shkruan Danas, transmeton Reporteri.net.

Ndërsa ministri serb urdhëroi rritjen e angazhimit të përfaqësuesve tanë në përputhje me interesat kombëtare të Serbisë, të drejtën ndërkombëtare dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe thellimin e marrëdhënieve me shtetet anëtare të Këshillit të Evropës.

Siç është raportuar gjer më sot, 34 nga 46 anëtarët e Këshillit të Evropës e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit