12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Bërnabiq nuk përshëndetet me Kurtin para samitit në Berlin, kryeministri qesh përkrah Ramës

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qeshi me batutat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe u duk në disponim të mirë para hapjes së Samitit të radhës për Ballkanin Perëndimor, i cili po mbahet sot në Gjermani, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Kurti hyri në sallën ku po mbahet ky samit dhe u ul pranë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Para takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq eci përreth tavolinës së rrumbullakët për t’i përshëndetur të pranishmit, me përjashtim të kryeministrit të Kosovës.

- Advertisement -

Pasi u përshëndet me presidentin e Këshillit të Eeropës, Charles Michel, Bërnabiq e preku në sup Ramën, i cili nuk po shikonte drejt saj, dhe e përshëndeti. Të njëjtën nuk e bëri me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte ngjitur me Ramën.

Kurti qeshi me një batutë që Rama e bëri përpara se kancelari gjerman, Olaf Scholz ta merrte fjalën për hapjen e samitit.

Pamjet nga minuta 01:15:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit