2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njësitë e ndërhyrjes së shpejtë të ushtrisë ukrainase, godasin rëndë me drona ushtarët rusë – shumë prej tyre e pësojnë me jetë

Rekomandime

Njësitë speciale për ndërhyrje të shpejtë të ushtrisë ukrainase, kanë realizuar një operacion në lindje të vendit – duke arritur të ekzekutojnë pjesëtarë të ushtrisë ruse.

- Advertisement -

Ata kanë publikuar pamjet kur sulmojnë me drona ushtarët rusë të cilët po fshihen nëpër shkurre në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Derisa po tentonin të fshiheshin, mbi kokë u binin predhat që shpërthenin. Në anën tjetër, ushtria ruse ka filluar të tërhiqet nga disa rajone si pasojë e kundërofensivës ukrainase.

E Moska vazhdimisht po bën të ditur se po kryen sulme ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, duke i lënë dhjetëra qytete pa energji dhe ngrohje.

- Advertisement -

Nëse vazhdon një operacion i tillë nga Moska, ukrainasit do ta kenë të vështirë të kalojnë dimrin e ftohtë në mungesë të ngrohjes dhe energjisë elektrike.

Megjithatë vendet e BE-së janë zotuar se do ta ndihmojnë ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

- Advertisement -

Nga Kievi kanë bërë i kanë bërë thirrje qytetarëve në mbarë botën, që nëse kanë gjeneratorë dhe ngrohëse që nuk i përdorin, t’i dhurojnë në ambasadën ukrainase në vendet e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit