8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusët qëIIojnë mbi rusët! Raportet tronditëse nga një qytet që mund të bjerë çdo orë, ushtria e Putinit po shkërmoqet

Rekomandime

Për shkak të rënies së moralit të ushtarëve dhe rezultateve gjithnjë e më të dobëta në front, forcat ruse ndoshta filluan të dislokojnë njësitë duke kërcënuar me pushkatim ndaj ushtarëve të tyre që po tërhiqen, sipas raportit të Ministrisë së Mbrojtjes së Britania e Madhe.

Raporti përshkruan njësitë ruse si ‘njësi bllokuese’ që përdoren për të detyruar ofensivën.

- Advertisement -

“Rusët po qëllojnë mbi rusët. Gjeneralët rusë donin që komandantët e tyre të përdornin armë kundër dezertorëve, ndërsa lejonin që ushtarët e tillë të pushkatoheshin pas paralajmërimit. Gjeneralët ndoshta donin të mbanin pozicione mbrojtëse. Taktika e pushkatimit ndaj dezertorëve ndoshta dëshmon për moralin e ulët dhe mosdisiplinë të forcave ruse”, shtoi raporti.

ISW: Është plotësisht e paqartë nëse do të ketë një betejë për Khersonin
Forcat ruse vazhdojnë të tërheqin disa prej trupave të tyre nga rajoni i Khersonit, por është ende e paqartë nëse rusët do të Iuftojnë për Khersonin, sipas analizave të fundit nga Instituti Amerikan për Studimin e Iuftës.

Udhëheqësi pro-rus i qytetit, Kirill Stemousov, tha dje se forcat ruse ka shumë të ngjarë të vijnë në bregun e majtë të lumit Dnieper, duke u kërkuar civilëve që të evakuohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

- Advertisement -

Sipas raportit, ISW vë në dukje se forcat ruse vazhdojnë të përgatisin një zhvëndosje në bregun e majtë të Dnieper ndërsa vendosin pozicione mbrojtëse në veriperëndim të Khersonit dhe transportojnë forcat e mobilizuara atje, pavarësisht deklaratës së Stremousov.

Ata gjithashtu shtojnë se trupat ruse janë në një gjendje mjaft të keqe, pothuajse të dërrmuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit