13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Njësitë Speciale të Kosovës zbarkojnë te “Princesha Palace”, klientët që ishin brenda gjobiten

Rekomandime

Pas raportimit të mediave se në lokalin “Princesha Palace” ndodhen persona të shumtë duke u argëtuar live me muzikë tallava, menjëherë kanë zbarkuar Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës.

I shpejt ka qenë reaigimi i tyre, derisa të njëjtit janë kujdesur që të bllokojnë të gjithë ata që kanë qenë brenda, për t’i bastisur dhe pastaj për t’i dënuar.

- Advertisement -

Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihen qindra persona duke u argëtuar me muzikë.

Video në fjalë është gjiruar në ora 21:10 minuta, kohë e ndaluar për veprimtarinë e kafiterive dhe gastronomisë në përgjithësi.

Ndryshe, me vendim të MSH-së, për të gjithë shkelësit e masave anticovid, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, por siç duket të njëjtit sonte janë në gjumë.

- Advertisement -

Video këtu

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit