Pjesëtarë të Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) të Policisë së Kosovës kanë zhvilluar dje në mesditë një aksion në rrugën Lipjan-Prishtinë, saktësisht në Çagllavicë.
Kjo njësi që ndryshe quhet edhe “Fiti” ka ndaluar disa automjete në rrugë dhe dyshohet se ka arrestuar një person të kërkuar nga Shqipëria. IndeksOnline ka siguruar video nga ky aksion, mirëpo nuk dihet rreth qëllimit të tij.
“Fiti” është njësiti i cili reagon vetëm në raste të rënda, porse për aksionin e djeshëm ende nuk ka asnjë informacion zyrtar.
Madje ky rast nuk figuron as në raportin 24 orësh që Policia ua përcjell mediave.