5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Njihuni me fshatin shqiptar që është kthyer në atraksion për vendasit dhe të huajt

Rekomandime

Bogova është një fshat që emrin e ka marrë nga burimi me ujin si kristal me të njëjtin emër.

Ai nuk gëzon zyrtarisht statusin e një fshati turistik, edhe pse i ka të gjitha potencialet për të qenë i tillë.

- Advertisement -

Bogova është në njësinë administrative me të njëjtin emër, në bashkinë e Skraparit nw Shqipëri. E shtrirë mes maleve dhe e gjelbëruar gjatë gjithë vitit, fshati Bogovë është kthyer në një atraksion turistik për turistë vendas dhe të huaj.

Endri është brezi i tretë i familjes Qato, familjes më të vjetër në Bogovë. Pasi mbaroi shkollën e kulinarisë, tashmë punon në lokalin e tij dhe tregon për gatimet tradicionale, të cilat ia ka mësuar gjyshja.

Kryeplaku i fshati Bogovë, Kujtim Bakiu pohon se vitet e fundit ka një rritje të numrit të turistëve që kanë futur në axhendat e tyre Bogovën.

- Advertisement -

Ujëvara e Bogovës, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë është një perlë e natyrës. E pozicionuar në anën e majtë të luginës së Osumit, kjo perlë natyrore gjendet e fshehur mes pyjeve, shpateve e bimësisë së dendur dhe izolimi i saj përbën pikën e fortë të këtij destinacioni mbresëlënës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit