-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njoftim nga KEDS për ndërperjen në sallën Rexhai Surroi në Prizren

Rekomandime

KEDS njofton që në sallën Rexhai Surroi në Prizren, ku po bëhet vaksinimi i popullatës, energjia elektrike është ndalur pasi kabllot nëntokësore janë dëmtuar nga një kontraktor i Komunës së Prizrenit.

- Advertisement -

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, e kanë hapur gropën dhe janë duke e sanuar problemin.

KEDS kërkon nga të gjitha palët punëkryese të jenë më të përgjegjshëm, të marrin hartat paraprakisht të shtrirjes së rrjetit nëntokësor aty ku intervenojnë në infrastrukturë, sidomos në qytete, pasi kjo po afekton qytetarët.

Paraqitja e rasteve të tilla është e papranueshme, pasi nga veprimet e atyre kontraktorëve është penguar direkt procesi i vaksinimit të popullatës, që është jetik në këto ditë.

- Advertisement -

KEDS kërkon nga të gjitha institucionet që të bëjnë mbikëqyrje më të rreptë të kontraktorëve të tyre në mënyrë që këto raste të mos ndodhin më.

Energjia elektrike do t’i kthehet qendrës në kohën më të shkurtër të mundshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit