0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njohjen e pavarësisë së Kosovës, Amfilohije e quajti tradhti e turp të Malit të Zi

Rekomandime

Mitropolit malazias-bregdetar, kryepeshkop i Cetinës, ekzark i fronit të Pejës, këta janë titujt zyrtarë të kishës ortodokse që i barti Amfilohije Radoviq, i cili vdiq sot nga koronavirusio në Qendrën Klinike të Maslit të Zi.

- Advertisement -

Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, Amfilohije gjatë tridhjetë vjetëve të tij në pushtet në Mal të Zi ka vepruar me kritika të ashpra, me rezistencë të fuqishme dhe me fjalë të rënda ndaj dukurive e projekteve politike e shoqërore, që nuk përputheshin me konceptin e unitetit të ashtuquajtur gjithëserb dhe të unitetit shpirtëror e ideologjik të Shën Savës, transmeton Koha.net.

1990, në kohën e fillimit të zhbërjes së Republikës së atëhershme Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ-së) me vendim të Sinodit të KOS (Kisha Otrodokse Serbe) emërohet mitropolit malazias-bregdetar me seli në Cetinë.

shpërthimit të nacionalizmit, po përhapej edhe etnofiletizmi, kurse në Mal të Zi nis përtërirja e kishave dhe manastireve, më vonë edhe ndërtimi i i të rejave, kryesisht në stilin moravo-bizantin, të panjohura në trashëgiminë kulturore malazeze. U rrit shumë edhe numri i klerikëve dhe i murgjve.

- Advertisement -

Gjatë luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë gjatë viteve 1991-1995, Kisha Ortodokse Serbe, sikurse edhe vetë mitropoliti malazias, mbështetën haptas forcat e armatosura serbe në Kroaci e në Bosnjë e Hercegovinë.

Kronistët raportonin se mitropoliti Amfilohije gjatë agresionit mbi Dubrovnikun kishte inkurajuar me praninë e përbërjes rezervë të Ushtrisë së atëhershme të Jugosllavisë.

- Advertisement -

Mitropoliti Amfilohije në janar të vitit 1992 e gostiti në Manastirin e Cetinës komandantin e formacionit paraushtarak, Zhelko Razhnatoviqin Arkanin, i cili me pjesëtarët e tij, të armatosur me tyta të gjata “ruante manastirin” nga cetinasi, ithtari i atëhershëm i Lidhjes Liberale që angazhoheshin për kishën e pavarur në Mal të Zi dhe për shtet të pavarur. Ky gjest u zhvillua me lejen e Shërbimit të atëhershëm Sigurimit të Malit të Zi.

e Amfilohijes u pa sidomos ndaj Ushtrisë së Republikës Serbe (në BeH) dhe udhëheqjes së luftës me në krye të gjykuarit e Hagës Radovan Karaxhiqin dhe Ratko Mlladiqin. Më 2005 Amfilohije mbajti fjalim mbi arkivolin e nënës së Radovan Karaxhiqit kur ky ishte në arratinga akuzat për gjenocid dhe krime në hapësirat e Bosnjës e Hercegovinsë.

“Nëna Jovanka bën pjesë ndër ato nëna, ndër të cilat është edhe nëna e Jugoviqve, ndër ato nëna ndër të cilat radhitet edhe nëna Jevrosima…” kishte thënë Amfilohije duke e radhitur atë ndër nënat e trimave serbë epikë.

Mitropoliti Amfilohije si njëri nga peshkopët më me ndikim në KOS, më 1996 mori pjesë dhe në një moment dhe u priu protestave masive të studentëve në Beograd.

Pas përfundimit të luftërave në hapësirat e ish-Jugosllavisë, pas vitit 2000, ndodhen diferencime gjithnjë e më të theksuara në mes të atyre që në pikëpamje kombëtare deklaroheshin malazezë dhe atyre serbë.

Krahas personaliteteve të shquara politike, mitropoliti Amfilohije ishte njëri nga ata që pati ndikim dominant në ndasinë nacionale, fetare e politike në Mal të Zi. Deklarata për malazezët se janë “bastardë komunistë” më vonë u përpoq ta relativizojë, duke lënë mundësinë se “ndoshta ka përsëritur pohimin e ndokujt se kombësia malazeze është kopile e Millovan Gjillasit” (Millovan Gjillasi ishte disidenti më i shquar komunist në Jugosllavinë e Titos)

Gjatë një përpjekje që të shpjegojë pse janë bastardë komunistë, Amfilohije i kishte thënë TV të Bjelinës: “Edhe bastardi është fëmijë që duhet të përkundet. Nuk është ndonjë përbindësh. Fundja sot sa fëmijë janë jashtëmartesor dhe kanë të gjitha të drejtat që kanë edhe fëmijët e tjerë nga kurora”.

Në festën e Vitit të Ri Ortodoks në Podgoricë, më 2002, Amfilohije përdori shprehje që kuptoheshin si qërim hesapesh me malazezët dhe me ata që ishin për pavarësinë e shtetit dhe të kishës;

“Dhëntë Zoti e të ketë sa më pak të tillë që i falen mbretit pagan duklasit të mallkuar dhe secili malazez le të gozhdojë me çekan mbretin pagan duklas në Urën e Vezirit”.

Marrëdhëniet e pushtetit malazias dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, me mitropolitin Amfilohije në krye, përplasjen e parë të drejtpërdrejtë e patën më 2008, kur Qeveria e Malit të Zi mori vendimin për të njohur pavarësinë Kosovës.

Në mesazhin e vitit të ri Amfilohije tha se do të jetë i mallkuar ai që pranon pavarësinë e Kosovës. Pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Mali i Zi, këtë akt ai e quajti turpin më të madh.

“Kjo është tradhtia më e turpshme e Malit të Zi. Kjo është tradhti e Malit të Zi …”

Kundërshtarët politikë të mitropolitit Amfilohije dhe të ideologjisë së Shën Saves në Mal të Zi e akuzuan për përhapje të urrejtjes, për ekskluzivitet fetar e nacional, se po propagandon çetnizmin dhe po përpiqet të pengojë integrimin e Malit të Zi drejt Perëndimit, në radhë të parë në NATO.

Duke mallkuar ai u përpoq të kthejë politikën e jashtme malazeze drejt Lindjes, përkatësisht nga Rusia:

“Kush të mos jetë besnik Rusisë njëgjuhësore e të një gjaku, o Zot mishi i gjallë i tij rënët copë. Mallkuar qoftë tri herë e tre mijë herë prej meje…”, transmeton Koha.net shkrimin nga Evropa e Lirë në gjuhën serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit