Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi, ka qenë shumë e komentuar kohët e fundit në media pas lajmit të ndarjes nga Robert Berisha.
Ishte Roberti ai që nëpërmjet një postimi dha lajmin se ai dhe Nora i kishin dhënë fund gjithçkaje pas 13 vitesh.
Ndërkohë, prej disa ditësh këngëtarja ka qenë së bashku me vajzën dhe nënë në Turqi me pushime.
Së fundmi, Nora është rikthyer në vendlindje ku dhe ditën e djeshme ka publikuar disa video ku shihet në një darkë.
Ajo ka treguar se po darkon me zyrtarin e AAK-së, Besnik Tahiri.
Po ashtu nën shoqërinë e tyre është edhe këngëtarja Jehona Sopi.
Nora shfaqet mjaft e buzëqeshur dhe më në formë se kurrë më parë.