13 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

“Notë proteste Serbisë, të na kërkojë falje”! Vulin i përgjigjet Ramës: Duhet të kërkosh ti ndjesë

Rekomandime

Vijon debati me replika në distancë mes ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

- Advertisement -

Kryeministri i Shqipërisë njoftoi sot se Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për fyerjet kundër shqiptarëve.

Reagimi i Vulin ka qenë i menjëhershëm. Ai thotë se kryeministri i Shqipërisë thirri ambasadorin për notën e protestës pasi ngeli pa argumente.

“Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj kundër tij” tha Vulin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit