19.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Novak Djokoviq me prindër këndojnë këngë FASHlSTE serbe në Beograd

Rekomandime

Novak Djokoviq është xhiruar duke kënduar këngë FASHlSTE serbe përkrah prindërve të vet gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar.

Djokoviq u rikthye në kryeqytetin serb për një vizitë të shkurtër javën e kaluar pas triumfit në Australian Open në fillim të këtij viti, ku e fitoi grand slamin e 22-të në karrierë.

- Advertisement -

Por tenisti 35-vjeçar, i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste, u pa duke kënduar me plot zemër këngë nacionaliste në restorantin e familjes së vet në Beograd.

Djokoviq, babai i të cilit u lind në Zveçan, njihet si mohues i krimeve serbe në Bosnje dhe Kosovë dhe ka qenë kundërshtar i zëshëm i pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Djokoviq, i cili pasi Kosova e shpalli pavarësinë më 2008 doli me një mesazh kundërshtues duke e quajtur Kosovën Serbi, vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë edhe 15 vite pas.

Jo vetëm kaq, numri një i botës në tenis është parë edhe duke u shoqëruar me kriminelë lufte nga Serbia.

- Advertisement -

Hiç më larg se vitin e kaluar, Djokoviqi u fotografua përkrah ish-komandantit të njësisë famëkeqe paramilitare dhe kriminale të Serbisë “Ujqit nga Drina”, e cila është përgjegjëse për kryerje të gjenocidit kundër myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Në Serbi Jolovic nderohet si shpëtimtari i jetës së kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mladic, gjatë luftës në Bosnje në fillim të viteve 1990-ta.

Në vitin 2017, Gjykata e OKB-së e shpalli Mladicin, ish-gjeneralin serb të Bosnjës, fajtor për krime lufte në Bosnje dhe e dënoi me burgim të përjetshëm.

Gjatë një vizite së fundmi në Bosnje, Djokovic u pa duke kënduar në një dasmë bashkë me anëtarin serb të presidencës së Bosnjës, Molorad Dodik, i cili është i njohur si mohues i gjenocidit dhe i cili vazhdimisht bën fushatë për ndarjen entitetit të Bosnjës të udhëhequr nga serbët, Republika Srpska, nga Bosnja.

Ndërkohë, sivjet në Australi, babai i Djokoviqit, Srdjan Djokoviq, u fotografua me bandën ruse të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Srdjan u takua me ta jashtë stadiumin Rod Laver Arena dhe bëri fotografi me një tifoz që e kishte veshur një fanellë me simbolin “Z” në gjoks, i cili e mbante në dorë edhe një flamur rus me një fotografi të madhe të fytyrës së Putinit.

Në video, e cila u postua në rrjetet sociale, Srdjan Djokoviq dëgjohet duke thënë “zivjeli Russiyani”, apo “rrofshin rusët”, para se të largohet.

Njeriu me të cilin Srdjan u pa duke qëndruar po ashtu ka të veshur një fanellë me logon e bandës ruse të motoçikletave “Ujqerit e Natës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit