2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Novak Gjokoviq: Më mirë të humbas trofe sesa të marrë vaksinë antiCOVID

Rekomandime

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, thotë se më mirë do të humbiste trofetë e ardhshëm të tenisit sesa të detyrohej të merrte një vaksinë kundër COVID-19.

Gjokoviq, tutje thotë se kjo nuk lidhet me atë se është kundër vaksinës, por, se mbështet të drejtën e një individi për të zgjedhur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Gjokoviç u pyet nëse ai do të sakrifikonte pjesëmarrjen në gara të tilla si Ëimbledon dhe French Open për qëndrimin e tij ndaj vaksinës.

“Po, ky është çmimi që unë jam i gatshëm të paguaj,” tha ai.

20 herë fituesi i Grand Slam-it u deportua nga Australia muajin e kaluar pasi qeveria ia anuloi vizën me radhë për shkak të vaksinës.

- Advertisement -

Gjokoviq, tha se ai kishte marrë leje mjekësore për të hyrë dhe për të luajtur në Australian Open pasi ishte shëruar së fundmi nga COVID-19.

Megjithatë, ministri i Imigracionit të Austalisë, Alex Hawke, i anuloi personalisht vizën 34-vjeçarit, me arsyetimin se prania e tij mund të nxiste “trazira civile” dhe të nxiste njerëzit kundër vaksinimit.

- Advertisement -

“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit,” i tha ai BBC-së, duke konfirmuar se ai kishte bërë vaksina si fëmijë, “por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit