0.3 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Novosti: Ai ia publikoi certifikatën e lindjes, Këshilli i OKB-së nuk ia pranon ankesën Vlora Çitakut

Rekomandime

Ankesa e paraqitur nga ambasadorja e Kosovës në Amerikës, Vlora Çitaku kundër ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq nuk është vënë në agjendën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi kundërshtuan ambasadorët e Rusisë dhe Kinës.

Kështu të paktën raporton gazeta serbe “Novosti” duke i referuar burimeve të saj.

- Advertisement -

Raportohet se ajo paraqiti ankesë kundër kryediplomatit serb muajin e kaluar për shfaqjen publikisht të certifikatës së saj të lindjes në 1990 për të dëshmuar se dokumentet shqip ishin lëshuar në serbisht dhe anglisht. Procedimi gjyqësor u mbështet nga Britania e Madhe, por u bllokua nga Rusia dhe Kina.

“Ajo ngriti një ankesë në lidhje me deklaratën time se ajo gjithashtu ka shtetësi serbe. Herën tjetër, unë do të sjell një listë të shtetasve serbë të punësuar nga KB, të cilët janë nga Kosova. Fakti është që ata kanë nënshtetësi të vendit tonë, dhe ata punojnë kundër Serbisë, gjë që është e rëndësishme, sepse bëhet fjalë për çështje statusi”, tha Daçiq.

Përballjet midis Çitakut dhe Daçiqit në Kombet e Bashkuara karakterizohen me konflikte të ashpra rreth Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit