19.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Novosti: Kosova planifikon ta vendosë ushtrinë në katër komunat serbe

Rekomandime

Sipas gazetës serbe “Novosti”, “koronavirusi është vetëm paravan për futjen e ushtrisë në veri të Kosovës”.

Kosova po përpiqet ta shfrytëzojë situatën me epideminë e koronavirusit dhe ti vendosë forcat e veta ushtarake në veri të Kosovës, me arsyetim të mbrojtjes së qytetarëve.

- Advertisement -

Për shkak të planit për okupim të qetë të komunave serbe, Beogradi do ta kontaktojë në mënyrë urgjente NATO-n dhe komandantin e KFOR-it”, shkruan sot gazeta pro-qeveritare serbe “Novosti”.

A do të luftojnë serbët në Kosovë në rrethanat e shpërthimit të epidemisë së një sëmundjeje ngjitëse, edhe me një problem të madh – goditjen e Prishtinës në veri”, “ka bërë pyetje” Lista Serbe, e cila “ka paralajmëruar për planet e fshehta të shqiptarëve të Kosovës”, pretendon tutje gazeta.

Si përfaqësuesit legalë dhe legjitim të popullit serb, i bëjmë thirrje komandantit të KFOR-it që në mënyrë më urgjente ta pengojë dhe publikisht ta hedhë poshtë mundësinë e vendosjes së formacioneve ushtarake të Kosovës në veri të Kosovës, dhe të veprojë në përputhje me marrëveshjen me të cilën garantohet se këto formacione nuk mund të vendosen në katër komuna veriore”, pretendon Lista Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit