11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

‘Nuk dija nëse duhet të qaja ose qeshja’, Vuçiq për propozimin e Kurtit për Këshill Nacional të serbëve

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se pala kosovare në takimin e sotëm në Bruksel në vend të Asociacionit I ka propozuar një Këshill Kombëtar për serbët.

- Advertisement -

“Ju ndaleni dhe nuk dini nëse duhet të qeshni, qani … Ju e kuptoni që keni të bëni me njerëz që nuk janë seriozë dhe të përgjegjshëm”, thotë Vuçiq.

Se Kosova ka propozuar këshill për serbët e ka konfirmuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet tona do të kemi reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e pakicave këtu. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët dhe boshnjakët në Serbi”, ka deklaruar ai, njofton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit