1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Nuk do ta besoni se ku “punon” boksieri i famshëm Luan Krasniqi!

Rekomandime

Luan Krasniqi është figura më e njohur e historisë së boksit shqiptar. Ai, ka luftuar si luan në ringje të mëdha, duke fituar titujt më të lakmuar.

- Advertisement -

Luan Krasniqi mbetet interesant për publikun shqiptar dhe botëror. Jeta dhe eksperiencat e tij nuk janë të zakonshme. Le ta zbulojmë anën tjetër të boksierit që shumë herë na ka bërë krenar.

Familja: Ka katër motra dhe dy vëllezer.

Identiteti: “E shoh veten si kosovaro-gjerman”.

- Advertisement -

Mërgimi: Luani ka ikur nga Kosova në Gjermani në vitin 1987.

Dashuria: Është martuar me Suedan.

- Advertisement -

Shkollimi: Specialist i financave në Wustenrot

Trajner i fuqisë: Ted Lackner (shok i Arnold Schwarzenegger-it).

Fati: Ka dashur të bëhet atlet i dhjetëgarëshit, por për shkak se një palë atlete kanë kushtuar shtrenjtë, ka vendosur të merret me boks.

Alkooli: Nuk është dehur kurrë.

Parate: Ka lënë në një taksi 15.000 euro dhe më vonë e ka gjetur edhe shoferin edhe paratë.

Veturat: Porsche Carrera dhe Cayenne.

Aftesitë në kuzhinë: Di të gatuaj vetëm shpageta me sos të domateve.

Shtepia: Ka shtëpi 300 metra katrore në një tokë prej 6.000 metra katrorë në Neckar.

Punë për qejfi: Ka dëshirë ta presë barin me kosë të traktorit.

Idhujt: Max Schmeling dhe Muhammad Ali.

Olimpiada: Ka fituar medaljen e bronztë më 1996 në Atlantë.

Vellezerit Klitschko për të: Janë makina që dëshirojnë të shkatërrojnë.

Fitimi më i madh: 1.5 milion euro kundër Brewsterit.

Punë tjetër: Përkthyes në Gjykaten e Rottweilit.

Religjioni: Beson në Zot.

Bëhet nervoz: Kur dikush I thotë se nuk është gjerman.

Rinia: Ka dashur ta thërrasin Leonhard Kramer.

E urren: Boksin e femrave.

Hobi: Skijimi dhe vizatimi.

Pasioni: Ka deshirë të luaje në bursa.

Moto: “Kush e nderpren sot, nesër nuk do të jetë kurrë aq i mirë sa duhet”.

Numri i këpucëve: 47

Armiku: Menaxheri i Univerzumit, Jean-Marcel Narzt, që ia ka mohuar të boksojë në klasën botërore.

Sherbimi ushtarak: Ka dashur të bëhet ushtar me orar të caktuar, por ka vendosur të marrë një diplomë.

Frika: Pasi ka dale nga vetura, gjatë një kontrolli në SHBA, policët ia kanë drejtuar pistoletën në kokë.

Flokët: Më herët ka pasur frizurë të stilit “afro”.

Gjuhët: Flet gjermanisht, anglisht, italisht, shqip dhe serbokroatisht.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit