1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Nuk e dorëzojmë Kosovën”, në Serbi vazhdojnë protestat kundër planit franko-gjerman

Rekomandime

Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit europian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë.

Folësit në manifestim e prezantuan veten si student të fakulteteve të ndryshme të Beogradit. Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për të.

Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiçit e shqiptarëve në Kosovë. Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë. Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë. /a2news

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit