Nuk e ndal dorën Blinkeni, sanksione të vizave ndaj 8 zyrtarëve

Date:

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në tëitter, ka njoftuar për sanksione të vizave ndaj tetë zyrtarëve qeveritarë të Kubës.

Këto sanksione ndodhën me arsyetimin se Kuba dënoi me burg protestuesit paqësorë. Sekretari Amerikan gjithashtu tha se SHBA qëndron me popullin kubanez dhe në Iuftën e tij për liri.

“SHBA vendosi sanksione në viza për 8 zyrtarë të qeverisë kubaneze. Ata që burgosin protestuesit paqësorë dhe i dënojnë me burgime të padrejta duhet të mbajnë përgjegjësi. Ne qëndrojmë me popullin kuban në Iuftën e tij për liri”, ka shkruar Blinken.

Kuba – Shtet Socialist që nga “Revolucioni Kubanez” që u organizua nga Fidel Kastro e Che Guevara , ende qeveriset nga të eksponentë të afërt me vëllerit Kastro.

Populli i Kubës nuk rreshti së Iuftuari për liri shekullin e kaluar, e protesta kundër regjimit në Kubë po vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Përkundër shembjes së Bashkimit Sovjetik – aleatit kryesor të ishullit Kubanez, vëllezërit Kastro nuk ndryshuan qëndrimet e tyre politike.

Përveç zyrtarëve kubanezë, SHBA-ja sanksionoi edhe disa figura të famshme politike në Ballkan, duke filluar nga Sali Berisha në Shqipëri, e pastaj Millorad Dodik në Bosnje dhe Hercegovinë.

Shpërndaje postimin:

Rekomanduar

Më shumë si kjo
Të lidhura

AAK-ja e Ramush Haradinajt paralajmëron protesta kundër shtrenjtimit të çmimit të rrymës

Pas PSD-së, edhe partia opozitare AAK, ka paralajmëruar protesta...

Profesori amerikan: Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia ka më shumë implikime politike sesa kërcënim ushtarak

Furnizimi i Serbisë me armë nga Rusia po konsiderohet...

Befason ministrja Albulena Haxhiu del në një serial televiziv

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është shfaqur së fundmi...

Sinjale negative nga Franca për vizat: Kosova s’i ka plotësuar 95 kriteret e BE-së në mënyrë efektive

Franca, që po e udhëheq presidencën e BE-së, është...