18.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Nuk e ndezë më veturën, pas rritjes së çmimit të naftës i riu shkon në punë me kalë

Rekomandime

Teksa çmimi i karburanteve vijon të rritet në të gjithë Evropën, njerëzit po mendojnë për mënyra alternative transporti.

- Advertisement -

Për të përballuar këtë periudhë të vështirë të krizës energjetike, pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, një i ri francez duket se e ka gjetur një zgjidhje.

21-vjeçari Louis Zenex, i cili ndaloi së udhëtuari me makinë pasi nuk po përballonte çmimin e lartë të naftës, tashmë ai shkon në punë çdo ditë me kalë!

I riu ka folur në mediet vendase për vendimin se si mori iniciativën për të shkuar në punë me kalë. Ai tha se kali ishte zgjedhja më e mirë që ai bëri për të kursyer para.

- Advertisement -

“Më merr më pak se një orë për të shkuar në punë. Unë ndjek rrugën normale ku kalojnë makina dhe kali im është mësuar tashmë me makina. Nëse ka mjegull, vendos një jelek të verdhë dhe një shenjë fosforishente në bishtin e kalit në mënyrë që të dukemi në rrugë”, tha 21-vjeçari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit