20.3 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

“Nuk i besuam Amerikës”, Gjenerali francez pranon se kishte informacione për fillimin e Iuftës në Ukrainë

Rekomandime

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes në Francë, gjenerali Thierry Burkhard, foli përsëri prej fillimit të Iuftës së hapur midis Rusisë dhe Ukrainës më 24 shkurt.

Konflikti ukrainas “ishte pjesë e opsioneve që nga vera e vitit 2021, kur unë mora detyrën”, thotë gjenerali Burkhard.

- Advertisement -

“Inteligjenca tha se rusët do të prisnin kushte të favorshme moti, domethënë do të ishte ftohtë”, përpara se të sulmonin Ukrainën.

“Pra, shpërthimi i sulmit nuk ishte një surprizë,” tha ai.

‘’Një natë më parë informacioni i saktë u nda nga aleatët,” tha ai. Sapo bombardimet e para ndodhën natën e 23-24 shkurtit, “ne aktivizuam masat e planifikuara. Çdo post që duhej të përforcohej brenda ushtrive është përforcuar. Amerikanët thanë se rusët do të sulmonin, ata kishin të drejtë. Shërbimet tona më tepër menduan se pushtimi i Ukrainës do të kishte një kosto monstruoze dhe se rusët kishin mundësi të tjera “për të rrëzuar regjimin e Volodymyr Zelensky, shpjegon ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit