1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Nuk ka kënaqësi më të madhe se mi pajtu dy zemra’, flet hoxha që pajtoi shumë gjaqe

Rekomandime

Hoxhë Fatmir Latifaj nga Mitrovica ka arritur të pajtojë shumë familje shqiptare që ishin në gjak me njëra-tjetrën.

Madje ai nga bashkëvendësit i tij konsiderohet si Anton Çeta i dytë pasi me veprat bamirëse ka arritur t’i fitojë zemrat e shumë njerëzve

- Advertisement -

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se me arritë mi pajtu dy zemra. Nuk ka kënaqësi më të madhe se me mbyll një gjak. A ka më të shkretë e më të ngratë se ata që janë të izolum ose ata që padrejtësisht ju mungon djali, baba, vëllau apo nana, gruaja. Ata janë të ngarkum.”, tha ai

Imami nga Mitrovica ka kaluar një periudhë të vështirë para dy muajve. Ai për më shumë se tri javë ishte në gjendje kome. Me lot në sy thotë se misioni i tij e ktheu në jetë.

“Nuk kam arsye më të madhe në jetë se ti pajtoj familjet shqiptare, i kam thënë zotit se edhe pse kisha disa komplikime në zemër i thashë allah të lutëm të ma japsh mundësinë që të jetoj popullin tim. Përndryshe nëse nuk ma mundëson allahu mi pajtu njerëyit tonë atëherë e kërkojë vdekjen.” thotë ai me lot në sy.

- Advertisement -

Ai thotë më së shumti frikësohet se i hyn në hak janë familja e tij.

“Misioni që unë e kam marrë përmbu supe ka kosto, morale shipërtore e emocionale, mungesa fizike e për këtë familjarëtve iu mungoj shumë”, tha ai.

- Advertisement -

Imami tregon për disa raste të pajtimit në xhaminë e tij.

“Me dhjetëra qindra falje të gjaqeve janë bërë në këtë xhami. Na vijnë me një çehre tjetër por kur e shtrijnë dorën e pajtimit pamja e tyre ndërron për të mirë, e gjithë ajo urrejtje shndërrohet në dashuri”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit