Nga e hëna, vaksinimi kundër COVID-19 dhe kundër gripit sezonal në Prishtinë do të zhvendoset nga salla “1 Tetori” në QMF-në në Kalabri.
Drejtori i QMF-së në Kalabri, Bujar Gashi, ka treguar edhe arsyen se pse është vendosur që të bëhet kjo zhvendosje.
“Me datën 20 do të fillojmë… Kemi vendos në atë qendër sepse infrastruktura është më e mirë, sistemi mund të mbikqyret dhe mirëmbahet gjë që është shumë e rëndësishme sepse gjithçka shkon përmes sistemit”, tha ai.
Një ndryshim i tillë i qendrës së vaksinimit do të bëhet edhe në Komunën e Pejës.