2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Nuk ka pasur kurrë konflikt, kjo është tmerr”, flasin miqtë e shoferit që u vra nga sulmi me armë në Gllogjan

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Gllogjan të Deçanit të premten e kaluar pasi autobusi u sulmua me armë automatike, duke lënë të vdekur dy nxënës dhe shoferin.

Miqtë e shoferit kanë folur për Shqipëria Live kanë hedhur poshtë aludimet se ka pasur konkurrencë.

- Advertisement -

“Jam shofer i autobusit. Ai nuk ka pasur asnjë konkurrencë. E njoh se e kam pasur koleg. Ka qenë djalë i mirë shumë. Kurrë nuk kam dëgjuar që ka pasur konflikt me dikë.

“Rast tragjik, rast si ky nuk duhet të ndodhë askund. Kjo ka prekur gjithë popullin shqiptar. Ai që ka bërë këtë krim nuk e di çfarë ka menduar, të dalë e të sulmojë një njeri të pafajshëm. E kam pasur koleg dhe kemi pnuar shumë bashkë dhe nuk ka pasur asnjëherë diçka të keqe. Rast tragjik, fëmija duke iu rritur. Një tmerr që nuk duhet të ndodhë kurrë. Këtu nuk ka konkurrencë. Nuk i ka thënë asnjë nxënësi diçka. Ka qenë në gjendje që edhe paratë e veta t’ia japë. Kjo është tmerr”, thanë ata.

Përvec shoferit Gani Gjokaj, u vranë edhe Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj, teksa udhëtonin me autobusin e shkollës në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit