2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nuk kam dashur kurrë të martohem”, rrëfehet Olta Daku

Rekomandime

Aktorja shqiptare, Olta Daku në një intervistë së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj personale, teksa ka treguar se asnjëherë nuk ka dashur të martohej.

Në një intervistë me gazetaren për Tirana Post, Olta është shprehur se gjëja e fundit që do të dëshironte të ndodhte është të martohej.

- Advertisement -

“Me thënë të drejtën nuk kam dashur asnjëherë të martohem. As edhe një herë! Domethënë s`e di, është gjëja e fundit që mund të dëshiroj. Mund të ndodhë, por në këtë moment jo. Prej shumë kohësh nuk dua, tha aktorja.

Gjatë intervistës ajo nuk e ka mohuar dëshirën për të qenë nënë, në qoftë se do të kishte një partner që do ta donte.

“Në qoftë se do e doja dikë, patjetër. Mendoj që të rritësh një fëmijë vetëm është shumë e vështirë dhe më tremb kjo gjë”, shtoi ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit