-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

“Nuk kam pranuar pagesa nga spiuni rus”, reagon gazetari Visar Duriqi

Rekomandime

Gazetari Visar Duriqi ka bërë një reagim ndaj një medie online lidhur me një audio-incizim ku pretendohet se Duriqi ka pranuar para nga një person i quajtur Halit Sahitaj në këmbim të publikimit të disa artikujve.

- Advertisement -

Duriqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka mohuar se ka marrë para nga personi në fjalë, siç aludohet në audio-incizim, derisa thotë se “asnjë artikull që i konvenon Halit Sahitajt nuk është publikuar në Insajderi”.

“Une nuk kam pranuar pagesa nga spiuni rus, Halit Sahitaj. Asnje artkull qe i konvenon Halit Sahitajt nuk eshtr publikuar ne Insajderi”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka shpërndarë edhe audio-incizimin e gazetës ‘Insajderi’ ku ofrohet dëshmi se gazetari Duriqi kishte refuzuar paratë nga Sahitaj.

- Advertisement -

Në audio-dëshminë e ‘Insajderit’, gazetari Visar Duriqi dëgjohet duke i refuzuar paratë e ofruara nga Halit Sahitaj në një takim që kanë pasur pak para se të transmetohet dokumentari nga Insajder-i mbi lidhjet e Sahitajt me agjenturat ruse.

Postimi i plotë i Visar Duriqit:

- Advertisement -

E vetmja pergjigje qe do ta kete grupi kriminal, Florim Alaj, me se paku dy aktakuza qe dihen (ne arrati), Ardian Alaj, i akuzuar bashke me Florimin, duke pritur gjykimin, Milaim Zeka i akuzuar si mashtrues i afro 900 kosovareve per viza, Lirim Mehmeti nen hetime per mashtrim, Jeta Xharra qe ka zhvatur televizionin publik me miliona e ka mashtruar OJQ te tjera bashke me Haki Abazin… dhendurre te parendesishem mafiozesh, etj.

Une nuk kam pranuar pagesa nga spiuni rus, Halit Sahitaj. Asnje artkull qe i konvenon Halit Sahitajt nuk eshtr publikuar ne Insajderi.

I publikojme deshmite ku i kam refuzuar parate e ofruara nga Sahitaj. Ky eshte incizim i paster, jo i montuar si ai kunder meje. I montuar nga kriminelet ne arrati, te cilet do te duhej te ishin ne burg e jo dulke shantazhuar ende njerez.

Ky incizim i paster konfirmon qe Sahitaj eshte i gatshem per te paguar para nese dikush poston artikuj qe i konvenojne atij.

Per kete arsye kam nje pyetje per kriminelet qe po montojne video kunder meje e Insajderit. .

Por, sa para i pranuan ky grup qe publikuan audio-incizime te montuara?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit