16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nuk kanë as Instagram, as Facebook – ja çfarë po përdorin Rusët

Rekomandime

Me qindra media dhe rrjete sociale janë bllokuar në Rusi – një përpjekje kjo që duket se ka për qëllim të bllokojë protestat e brendshme.

Madje në fillim të javës, një gjykatë në Rusi e konsideroi Meta-n, kompaninë mëmë të Facebook dhe Instagram, si “ekstremiste”. Të dy platformat janë ndaluar në Rusi. Çfarë po përdoret atje?

- Advertisement -

Shumë përdorues mund të kenë akses ende në Facebook, Instagram dhe faqe të tjera të bllokuara përmes programeve të ndryshme (VPN). Të tjerë, po përdorin alternativa në pronësi të rusisë si Vkontakte dhe Odnoklassniki, megjithatë këto platforma ofrojnë shumë pak përsa i përket fitimeve.

“Nëse mendoni për brezin e ri që përdor Instagram dhe Facebook për vetëpromovim, fitim parash – Vkontakte ose Odnoklassniki – nuk janë platforma që janë të lidhura me këtë audiencë të re prestigjioze progresive,” tha për Euronews Dr. Galina Miazhevich, një pedagoge e Gazetarisë, Medias dhe Kulturës në Cardiff University.

“Pra, tani, audienca më e re po shqyrton se çfarë të bëjë si në aspektin e monetizimit ekonomik, por në të njëjtën kohë, edhe të sigurisë.”

- Advertisement -

Së shpejti do të lançohet Rossgram, një version rus i Instagramit. Nëse reklamimi do të jetë i mundur në Rossgram, më shumë përdorues mund ta përdorim për të gjeneruar të ardhura.

“Kjo do të thotë se edhe një herë, vendi do të zhvendoset drejt një perdeje të hekurt dixhitale, ku ka platforma të brendshme, argëtim vendas, komunikime të brendshme të miratuara nga shteti dhe gjithnjë e më pak akses në informacionin real të asaj që po ndodh,” tha për Euronews Rashid Gabdulhakov, një asistent profesor në departamentin e medias në Universitetin e Groningenit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit