17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

‘Nuk mund të dështojmë’, Osmani e konfirmon se Kosova po përgatit padi ndaj Serbinë

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova po përgatit padinë kundër Serbisë për GJeN0ClD duke theksuar se kjo çështje po zhvillohet në mënyrë konfidenciale pasi është tepër serioze.

Në një intervistë për Kallxo, Osmani nuk dha detaje se kur mund të bëhet padia por theksoi se nuk mund të dështojnë në një vendim kaq të rëndësishëm për Kosovën.

- Advertisement -

“Puna për padinë për gjenocid është konfidenciale dhe është punë që do të vazhdojë edhe për një kohë, kur kryhet do të ju njoftojmë, sepse nuk është lojë kjo punë, nuk është rast që guxon të dështojë”, tha Osmani.

Osmani theksoi se një grup ekspertësh dhe profesionistësh është duke punuar për ngritjen e padisë.

“Është duke u punuar intensivisht nga një ekip profesionistësh të cilët po i përgatisin materialet që duhet t’i kemi sa i përket padisë për GJEN0ClD. Çështja e KRlME të Iuftës, KRlMEVE kundër njerëzimit dhe gjenocidit që Serbia ka kryer në Kosovë kurrë nuk ka qenë më publike në arenën ndërkombëtare sesa tani”, -shtoi ajo.

- Advertisement -

Prej vitesh në Në Kosovë flitet për një padi kundër Serbisë për genocid ku më parë ka qenë inicues edhe ish-presidenti Hashim Thaçi. Qeveria e Kurtit e ka në programin e saj ushtrimin e padisë kundër Serbisë ku disa ekspertë të fushës deklaruan se puna për padinë duhet koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit