1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

‘Nuk na lejon Amerika’: Valon Murati zbulon bisedën me Hashim Thaçin në vitin 2010 për ripërcaktim kufijsh

Rekomandime

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati ka zbuluar një bisedë me Hashim Thaçin në vitin 2010, rreth ripërcaktimit të kufijve.

Murati ka folur për çështjen e bashkimit kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, teksa ka kujtuar një takim me ish-presidentin Hashim Thaçi në vitin 2010.

- Advertisement -

Ai në T7 tha se një nga njerëzit që e kishte takuar Lëvizja për Bashkim në vitin 2010 për ripërcaktim të kufijve ishte pikërisht Thaçi.

Tutje Murati ka treguar se ia kishin vendosur Thaçit platformën në tavolinë dhe ai ishte thënë se mendon njëjtë por se amerikanët nuk e lejojnë një gjë të tillë.

“Kur e ka bërë Lëvizja për Bashkim platformën, një prej njerëzve që e ka taku, është zotri Thaçi, në 2010 për ripërcaktim të kufijve. Ia kemi vendos në tavolinë. Tha për besë edhe unë mendoj kështu si ju po nuk na lejojnë amerikanët, ka qenë viti 2010”, tha Murati.

- Advertisement -

Ai shtoi se nëse do të përmendej para pesë vitesh çështja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, bashkësia ndërkombëtarë “u çojke peshë”, ndërsa thotë se tani nuk është më ai reagim.

“Me u pasë përmend para pesë vitesh cështja e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë qysh e përmend sot Edi Rama, qysh e përmend kryeministrit, qysh e ka përmend zotri Thaci, zotri Haradinaj në mënyrën e tyre, bashkësia ndërkombëtare u cojke peshë. Tash nuk është më ai reagim”, tha Murati.

- Advertisement -

Kujtojmë që Valon Murati është njëri nga politikanët e rrallë që prej fillimit ka mbështetur ripërcaktimin e kufijve dhe ndryshimin e kufijve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit