-3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Nuk na marrin në Kosovë se jemi me ngjyrë, as bukë s’na kanë sjellë”

Rekomandime

Një numër i madh banorësh të Durrësit po ikin drejt Kosovës. Dhjetëra autobusë me banorë janë nisur që prej ditës së djeshme, për të kërkuar strehim atje.Por një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e shkatërruar nga tërmeti.

Një grup nga komuniteti rom pretendojnë se janë ndaluar të hipin në autobusët për në drejtim të Kosovës.

Transporti ishte mundësuar nga aktivistë të Komunës “Skënderaj”, të cilët kanë kontribuar për njerëzit e dëmtuar nga tërmeti.

- Advertisement -

Ata u kanë siguruar transport drejt komunës dhe më pas strehim dhe ushqim deri në përfundim të situatës emergjente. Por, disa banorë të komunitetit rom pretendojnë se nuk janë lejuar të hipin në autobus, për shkak se janë me ngjyrë.Këta banorë të komunitetit rom shtojnë se janë diskriminuar deri në atë pikë, aq sa dhe ushqim nuk kanë mundur të sigurojnë nga aktivistët e Kosovës.“Shkova me u interesuar ku të shkoja.

Shkova të kryetari i komunës, lashë nënën time me dy infarkte, kam shkruar emrin te rajoni 1. Ne jemi balta Zotit”, theksoi gruaja.

Por, kjo është mohuar nga personat përgjegjës për grumbullimin e njerëzve.“Ne në këto raste nuk ndajmë, futuni me kamera dhe shihni. Ka edhe romë edhe shqiptarë, jemi të gjithë njerëz të Zotit”, theksoi gruaja që merrej me grumbullimin e njerëzve.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit