13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Nuk ndalet anglezi që i humbi kuleta në Prishtinë, tani po kërkon tifozin shqiptar që ia fali biletën

Rekomandime

Simon Bruce është bërë tifozi më i famshëm anglez në Kosovë.

Fundjavën e kaluar, ai kishte ardhur për të përkrahur Anglinë në ndeshjen kundër Kosovës.

- Advertisement -

Fillimisht, ngjarja që preku të gjithë ishte mënyra se si një qytetar nga Kosova ia kishte kthyer kuletën me 500 funta në të, pasi Bruceit i kishte rënë në tokë.

Është interesant të theksohet se tifozi anglez kishte ardhur në Prishtinë pa poseduar biletë.

Pavarësisht kërkesave të jashtëzakonshme që pati edhe nga vet shqiptarët, aq fatlum që ishte Bruce, një tifoz nga Kosova ia dha biletën falas për të hyrë në lojë.

- Advertisement -

Tashmë Bruce është vënë në kërkim të tifozit shqiptar për ta falënderuar.

Kjo është bileta që mu dha pa para nga një njeri që ishte me djalin e tij, do të ishte e mrekullueshme ta gjeja se kush është ai, nuk jam i sigurt nëse emri i tij shkruhet në biletë. Unë e falënderova dhe ai iku. Nëse ai e lexon këtë do të doja ta falënderoja përzemërsisht për zemërgjerësin” shkruan Bruce në Twitter.

- Advertisement -

Ai kishte hyrë në mes të tifozëve “Dardanët” për ta shikuar ndeshjen në pjesën e dytë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit