2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nuk ndalet burri i Albulena Haxhiut, ky është paralajmërimi i fundit për Thaçin dhe të tjerët

Rekomandime

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, që është edhe burri i deputetes Albulena Haxhiu ka bërë një tjetër koment rreth vendimit të fundit të Gkykatës Kushtetuese.

Krasniqi kësaj radhe, përmes një shkrimi në Facebook, i ka bërë një paralajmërim të radhës presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

- Advertisement -

Madje, Krasniqi paralajmëron edhe protesta, që sipas tij, do të jetë e pathyeshme.

Me tej Krasniqi thotë së këto nuk do të ndalen ‘deri në rrëzimin e regjimit të vjetër në krye me Thaçin, deri në ç’kapjen e shtetit’.

“Nëse vendimi i GJK është pakthyeshëm, atëherë edhe rezistenca qytetare do të jetë e pathyeshme. Deri në rrëzimin e regjimit të vjetër në krye me Thaçin, deri në çkapjen e shtetit”, shkruan ai në Facebook.

- Advertisement -

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

- Advertisement -

Ndryshe, edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën Avdullah Hotit për të krijuar qeverinë e re.

Përmes një postimi në profilin e rij në Facebook, kryeministri në detyrë shprehet se Vetëvendosja nuk kishte pasur shpresa të mëdha në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shton se ky vendim është përtej imagjinatës në nivel logjik e juridik.

Ai konfirmoi se beteja do të vazhdojë, bashkë me popullin e vetëdijesuar, kundër kësaj kaste të korruptuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit