12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nuk respektohet marrëveshja/ Veturat me targa të Serbisë qarkullojne lirshëm pa stikersa në Kosovë

Rekomandime

Kosova dhe Serbia nga 4 tetor kanë filluar vendosjen e letrave ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

Ngasësit e automjeteve po pajisen me këto letra ngjitëse gjatë kalimit të kufirit.

- Advertisement -

Mirëpo, reciprociteti për targa nuk po zbatohet në plotëni, pasi vetura me targa të Serbisë, pa letra ngjitëse shihen kohë pas kohe në Kosovë.

Në video shihet një maune me traga të Serbisë e cila qarkullon rrugëve të Kosovës pa letër ngjitëse.

Automjeti në fjalë është parë duke qarkulluar lirshëm në rrugën Prishtinë – Pejë dhe Klinë – Gjakovë.

- Advertisement -

VIDEO

- Advertisement -

Ndryshe, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, qytetarët që hyjnë brenda territorit të Kosovës nga Serbia duhet të pajisen me letra ngjitëse apo stiker për t’i mbuluar simbolet shtetërore të Serbisë në targat e veturave të tyre.

Marrëveshja do të zbatohet për një periudhë prej gjashtë muaj, derisa të gjendet një zgjidhje për këtë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit