8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Nuk u kontaktuan me telefon, ky është rekomandimi i KQZ’së për mbi 37 mijë votues jashtë vendit

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës.

- Advertisement -

Nga Sekretariati i KQZ’së është propozuar që të regjistrohen si votues jashtë vendit edhe 37 mijë e 896 qytetarë që nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit nga KQZ’ja.

“37 mijë e 896 aplikues të cilët janë aplikues të suksesshëm dhe e kanë të konfirmuar zotësinë juridike por nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit dhe rekomandimi është që të gjithë të pranohen si votues jashtë vendit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ’së, Burim Ahmeti.

Ahmeti ka dhënë detaje edhe për numrin e votuesve brenda një vendvotimi.

- Advertisement -

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgji6thshme asnjë vendvotim brenda qendrës së votimit nuk e kalon numrin e 750 të votuesve. Nga praktikat e mëhershme KQZ’ja e ka rritur në 950 dhe në bazë të saj është formuluar lista përfundimtare. Numri maksimal i votuesve në vendvotim të jetë 950”, ka thënë Ahmeti.

Në ndërkohë Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, u ka bërë apel subjekteve politike që të rreshtojnë masat e vendosura për virusin Covid-19.

- Advertisement -

“Nga nesër fillon fushata zgjedhore e cila zgjat deri me 12 shkurt të këtij viti. Të gjitha institucionet relevante janë të informuara për këto afate. Po u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që janë certifikuar t’I mirëmbahen rregullave që I ka vendosur, IKSHPK’ja dhe Qeveris e Kosovës. Të gjithë ftohen që përveç rregullave të kodit të sjelljes, ta respektojnë edhe këtë pjesë ligjore”, ka thënë Buleshkaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit