-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk u lejohen vizitat familjare, grupi i Kumanovës hyn në grevë urie

Rekomandime

Të burgosurit e grupit të Kumanovës prej dje kanë hyrë në grevë urie në burgun e Idrizovës në Shkup. Arsyet e grevës janë sepse atyre nuk po u lejohen vizitat familjare.

Në grevë janë 8 të burgosurit e këtij grupi që tanimë kanë vuajtur gjysmën e dënimit dhe se sipas avokatëve mbrojtës, atyre u takon e drejta për vizita familjare.

- Advertisement -

“Irfan Lutfiu, Arsim Bajrami dhe të tjerët kanë filluar grevë urie për shkak të mos dhënies së të drejtave që sipas akteve normativave ligjore për dënimet e plotfuqishme duhet të zbatohen. Ka situatë të pa sqaruar përse nuk u lejohet ti shfrytëzojnë të drejtat q iu takojnë sikurse të dënuarit e tjerë në burgje”, deklaroi avokati Asmir Alispahiq.

Nga Drejtoria e Burgut të Shutkës thonë se grevistët kanë të drejtë ligjore ti kërkojnë ato të drejtë, por që ata nuk mund t’’ miratojnë ato benefite pa një vendim të Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve. Zëvendësdrejtori Sadush Arifi tha se 9 të dënuarit nga grupi Kumanovës vetëm se mbahen në qelitë e Shutkës, por janë nën juridiksionin e Burgut të Idrizovës, prej ku edhe janë transferuar të mars të 2020.

Avokati Alispahiq tha se kjo drejtori vepron me standarde të dyfishta nga që disa të dënuar nga e enjtja e përgjakshme e 27 prillit në Kuvend, gëzojnë këto të drejta pas vuajtjes së gjysmës së dënimit.

- Advertisement -

Sipas tij, të dënuari nga rasti “27 Prilli” Igor Jug dhe Alekasndar Vasilevski-Ninxha, ndonëse të dënuar me veprën e njëjtë penale, terrorizëm, gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit të fundjavave të lira dhe vizitave familjare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit