12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Nuk zmbrapset LDK’ja: Mbledh nënshkrimet për rrëzimin e Kurtit, ato dorëzohen sot

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është zmbrapsur dhe ka treguar se seriozisht e ka rrëzimin e kryeministrit Albin Kurti nga Qeveria e vendit.

LDK ka mbledhur nënshkrimet për inicimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, ajo ka siguruar më shumë se 40 nënshkrime për të thirrur seancën e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Një gjë të tillë e ka konfirmaur për KosovaPress, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi i cili tha se këto nënshkrime do të dorëzohen sot në Kuvendin e Kosovës.
“Nënshkrimet janë të gatshme besoj që nëse nuk ka lëvizje nga kryeministri Kurti, në fund të orarit të punës do t’i dorëzojmë. Unë krejt çfarë mund të konfirmoj është se nënshkrimet janë mbledhur më shumë se sa që është e nevojshme”, deklaron Gashi.

Kujtojmë se sot kreu i LDK’së, Isa Mustafa i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti që të kërkon falje LDK’së dhe ish-ministrit Agim Veliu, po ashtu ky i fundit të rikthehet në punë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit