6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Numër i vogël i rasteve të reja me koronavirus, këto komuna dalin nga karantina

Rekomandime

Në ditët e fundit Kosova ka shënuar përmirësim të gjendjes me koronavirus, numri i të shëruarve për disa ditë rresht ka qenë më i madh sesa ai i të infektuarve me Covid-19. Kjo ka ndikuar që të zbutën disa nga masat, rrjedhimisht shumica e komunave të karantinuara janë liruar nga masa e izolimit.

- Advertisement -

Mbrëmë nga karantina kanë dalë komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Suharekës, fshati Topanicë në komunën e Kamenicës dhe fshati Banjë e Malishevës. Kurse gjatë ditës së sotme pritet që nga masa e izolimit të dalë edhe Mitrovica Veriore.

Kryetarët e këtyre komunave mbrëmë përmes rrjetit social  kanë bërë të ditur për lehtësimin e masave.

Poashtu edhe komuna e Klinës ka kërkuar të dalë nga karantina.

- Advertisement -

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë se në takimin e të mërkurës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar nga ai që Klina të hiqet nga karantina.

Në Kosovë deri më tani janë 823 persona të infektuar me koronavirus, prej tyre 336 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

- Advertisement -

Komuna me më së  shumti të infektuar është Ferizaj me gjithsej 98 persona të prekur me Covid-19, ndërsa me më së paku është komuna e Obiliqit me vetëm 1 rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit