Po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.
Në bazë të numërimit të deritanishëm të 20 mijë e 540 votave, Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para me 6033 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 4443.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 4056 vota, ndërsa koalicioni AAK-PSD deri më tani ka siguruar 2799 vota.
Nga numërimi i deritanishëm Nisma ka gjithsej 1067, ndërkaq Lista Serbe 740.
Ndryshe kanë mbetur edhe 6 e 279 vota për tu numëruar.