Me rastin e 14 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës, shkollat e Prishtinës kanë organizuar aktivitete për nder të kësaj dite.
Disa nga ta kanë vizituar Kuvendin e Kosovës, por ajo që bie në sy është se të gjithë fëmijët (nxënësit) mbajën në duar fotografi të udhëheqësve të vendit, kryetarit Glauk Konjufca dhe të presidentes Vjosa Osmani.
Ky aktivitet nga kundërshtarët e tyre po shihet si keqpërdorim i fëmijëve për çështje politike, praktikë kjo që vazhdon të ndodh në Kosovë.