12.1 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Bugajski: Anëtarësimi i Kosovës e i Bosnje-Hercegovinës, në NATO është thelbësore për të penguar Iuftën

Rekomandime

Të dielën gjatë ditës është raportuar se aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez.

E gjithë kjo mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e Iuftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

- Advertisement -

Politolgu i njohur, Janusz Bugajski, përmes një reagimi në Twitter, e ka cilësuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si i udhëzuar i Putinit për ta destabilizuar Ballkanin.

Për këtë, ai thotë se zgjidhja më e mirë është antarësimi i shpejtë i Kosovës dhe BiH në NATO.

- Advertisement -

“Vuçiq është udhëzuar nga mbrojtësi i tij Putin që të destabilizojë Ballkanin. Rruga e shpejtë drejt anëtarësimit në NATO për Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën është thelbësore për të penguar Iuftën”, shkroi Bugajski.

Lidhur me vendimin e fundit të Serbisë, pati reagime edhe nga spektri politik kosovar.

- Advertisement -

Kabineti i presidentes Vjosa Osmani dhe ish-ministri i Jashtëm, Enever Hoxhaj, e konsideruan të papranueshme blerjen e armatimit të Serbisë nga Kina.

Ndërkaq, duhet theksuar se në vitin 2020, zyrtarët e SHBA-së e paralajmëruan Beogradin kundër blerjes së sistemeve anti-ajrore HQ-22, versioni i eksportit i të cilit njihet si FK-3.

Ata thanë se nëse Serbia vërtet dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe aleancave të tjera perëndimore, ajo duhet të harmonizojë pajisjet e saj ushtarake me standardet perëndimore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit