12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Varr masiv pranë Kievit, zbulohet mizoria më e madhe – kaq civil u gjetën të ekzekutuar

Rekomandime

Një tjetër varr masiv është gjetur në rrethinat e Kievit, ku brenda tij ndodheshin 1222 kufoma.

Lajmin e bënë të ditur vetë autoritetet ukrainase, të cilat thanë se ky varr u gjet pasi forcat ruse u tërhoqën nga zonat në veri të kryeqytetit për të fokusuar sulmin e tyre në lindje.

- Advertisement -

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një zyrtar në fshatin Buzovë tha se trupat e dhjetëra civilëve u gjetën në një kanal pranë një pompe karburanti.

Prokurorja e përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova beri lajmin me dije.

“Ne në fakt tani, vetëm për këtë mëngjes, kemi 1222 njerëz të ekzekutuar vetëm në rajonin e Kievit,” tha Venediktova në një intervistë për Sky News të Britanisë.

- Advertisement -

Megjithatë, ajo nuk specifikoi nëse trupat e zbuluar ishin ekskluzivisht të civilëve. Venediktova vuri në dukje gjithashtu se 5,600 hetime ishin të hapura për KRlME të dyshuara Iufte që nga fillimi i pushtimit rus. Duke e quajtur presidentin rus Vladimir Putin “KRlMlNELl kryesor i Iuftës i shekullit të 21-të”, ajo tha se ishin 500 KRlMlNELË rusë të identifikuar të Iuftës.

Deri me tani jane zbuluar disa varre masive por asnjë me keto përmasa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit