10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

NYT: Një burim i afërt me Trumpin tha se 48 orët e ardhshme janë kritike për presidentin

Rekomandime

Stafi mjekësor i presidentit amerikan, Donald Trump, e madje më vonë të shtunën në mbrëmje edhe vet ai, njoftuan se është në gjendje të mirë shëndetësore, pas infektimit me koronavirus.

- Advertisement -

Por një burim familjar i Trumpit, i ka thënë New York Times-it se 48 orët e ardhshme, janë “kritike” për të. Disa minuta pasi nga zyra e mediave e presidentit e përshkruan atë “në gjendje të mirë” një burim anonim dha një vlerësim tjetër për shëndetin e presidentit 74-vjeçar.

“Donald Trumpi ka marrë oksigjen derisa ishte në Shtëpinë e Bardhë në ballafaqim me koronavirusin, dhe 48 orët e ardhshme janë “kritike””, ka thënë një burim anonim për New York Times.

Doktori Sean Conley refuzoi të përgjigjej nëse Trumpi – i cili konsiderohet në rrezik të madh nga Covid-19 për shkak të moshës dhe mbipeshës – ka marrë ndonjëherë oksigjen. Ai tha se Trumpi nuk është në oksigjen.

- Advertisement -

Sipas New York Times, doktorët kanë refuzuar të japin detaje rreth shëndetit të Trumpit, kur u pyetën nga gazetarët.

Një person “në njohuri për shëndetin e presidentit”, i tha NYT se “48 orët e ardhshme janë kritike sa i përket shëndetit të tij”, pasi gjendja e tij e përgjithshme u përkeqësua.

- Advertisement -

Por të shtunën mbrëma, Trumpi përmes Twitterit tha se “po ndihet mirë”.

Presidenti Donald Trump u dërgua në spitalin ushtarak “Walter Reed” si një “masë parandaluese”. Ai pritet të qëndrojë atje për disa ditë, pasi rezultoi pozitiv gjatë testimit për COVID-19. Diagnoza e tij ka ngritur shqetësime të mëtejshme në vend lidhur me zgjedhjet që po afrojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit