0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

”O Zot na dhuro paqe”, lutja emocionale e komandantit të FSK-së për ushtarët që udhëtuan me mision në Kuvajt

Rekomandime

Sot është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së për në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në ceremoni të pranishëm ishin krerët më të lartë politikë dhe ushtarak.

- Advertisement -

Por, ajo çfarë ra në sy ishte edhe lutja që rreshter majori i FSK-së, Agim Gashi, bëri për kontigjentin e ushtrisë së Kosovës, i cili do të zbarkojë në Kuvajt që është vendi i misionit paqeruajtës së FSK-së.

Në lutjen drejtuar Zotit, rreshter major Gashi lutet që kudo ku shkel këmba e ushtarit të Kosovës të jetë vend i sigurtë dhe i qetë, shkruan Reporteri.net.

‘’O Zot dhuroju besim të fortë e të sinqertë, dhuroju jetë të gjatë e të mbushur me shëndet e kënaqësi. Të lutem o Zot, shtoja dashurinë për atdheun tonë të shenjtë. O Zot ruaji dhe kujdesu për miqtë tanë që bashkërisht po punojmë për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të tjera. O Zot ndihmona ta bëjmë ushtrinë e Kosovës të ditur dhe të guximshme, mundësona që aty ku shkel këmba e ushtarit tonë të jetë vend i sigurt dhe i qetë. Të lutem o i Madhi Zot, forcona vullnetin tonë, harmoninë fetare dhe kombëtare. O Zot na dhuro paqe për ne, për familjet tona dhe paqe për gjithë botën mbarë. Amin’’, tha në lutjen e tij Gashi, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Lutjen e komandantit të FSK-së e ka shpërndarë edhe Bashkësia Islame e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit