1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Oborri i spitalit të Mitrovicës mbushet plot nxënës e prindër të shqetësuar (VIDEO)

Rekomandime

Për nxënësit e shkollës fillore “Nexhmi Mustafa” në Prishtinë, ekskursioni i nisur për qejf përfundoi me helmim.

Mbi dhjetë nxënës të kësaj shkolle janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës së Jugut, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që e konsumuan në një restorant.

- Advertisement -

Një lexues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga spitali i Mitrovicës, ku shihet numër i madh i nxënësve duke qëndruar në oborrin e objektit.

Po ashtu, lexuesi ka njoftuar se pranë Spitalit të Mitrovicës janë parë edhe njësitet e Policisë së Kosovës.

Ai për Sinjalin tha se në spital kanë arritur edhe prindërit e disa fëmijëve të cilët janë brengosur për gjendjen shëndetësore të tyre.

- Advertisement -

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, për Sinjalin është deklaruar edhe drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi. Ajo tha se nxënësit e helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, por disa prej tyre janë duke marrë terapi për shkak të barkqitjes dhe vjelljes.

“Janë 10-15 nxënës nga rajoni i Prishtinës, gjendja e tyre është stabile, disa prej tyre kanë simptoma të vjelljes dhe barkqitjes. Situata është e menaxhueshme, janë duke u trajtuar me infuzione”, tha ajo për Sinjalin.

- Advertisement -

Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës i ka marrë mostrat për analiza, rezultatet e të cilave pritet të dalin brenda disa ditësh.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit