Kryetari i Lëvizjes serbe “Dveri”, Bosko Obradoviç, pas aplikimin të reciprocitetit të targave me Serbinë nga Qeveria e Kosovës, ka bërë një sërë kërkesash Qeverisë së Serbisë, që të anulojnë të gjitha Marrëveshjet e arritura në Bruksel, të tërhiqen nga dialogu në Bruksel, dialog ky i cili sipas tij duhet të zhvillet në Kombet e Bashkuara, dhe të vë ushtrinë serbe në gatishmëri.
Madje ai kërkoi edhe që “Qeveria e Serbisë duhet të kërkojë kthimin e 1 mijë anëtarve të stafit shtetëror të Serbisë në Kosovë, e cila parashihet në Rezolutën 124 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”.
“Negociatata në Bruksel vetëm kanë dëmtuar popullin serb”, ka deklaruar ai, shkruan portali i lajmeve serbe Nova.rs, transmeton Albanian Post.
“Shembulli më i madh është Asociacioni i Komunave Serbe, e cila s’është formuar derisa Serbia nën udhëheqjen e Partisë Përparimtare ka pranuar që të dorëzojë policinë, zyret e prokurorisë, gjyqësinë, energjinë, telekomunikacionin dhe shumë kompetenca të tjera në Kosovë”, deklaroi Obradoviç.
Ai kërkoi Qeverisë së Serbisë të reagojë ndaj situatës në Kosovë.
“Askush nuk do luftë dhe të gjitha gjërat duhet të bëhen të mbajmë paqen, por nuk do të lejojmë vuajtje të reja të serbëve në Kosovë”, përfundoi ai.