5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Oj Serbi këtu jemi”, Sami Lushtaku tregon se ku ishte kur ka rënë Adem Jashari me familje

Rekomandime

Sa herë që flitet për sulmet mbi familjen Jashari më5, 6 dhe 7 mars, shtrohet pyetja e njëjtë, se ku ishin në atë moment bashkëluftëtarët e tij e shokët më tëcilët kishte rrugëtuar së bashku gjatë viteve të ilegales.

Një pyetje të tillë i është përgjigjur në emisionin “n’Demos” edhe Sami Lushtaku, ku ka treguar edhe kohën se kur ka shkuar për herë të parë në Prekaz pas masakrës që kishte ndodhur.

- Advertisement -

Gjatë sulmeve me 5, 6 dhe 7 mars unë kam qenë në Gjermani, në ditën e parë të luftës së familjes Jashari jemi nis një grup i madh nga Gjermani sepse kishte informacione se Adem Jashari nuk është vrarë, pra ne kemi ardhur më 12 mars në Kosovë, ne s’kemi pasur mundësi me pas informacione të bollshme, ne kur kemi ardh tek Lahi Brahimaj, aty ka ardhur Rexha ( Rexhep Selimi ) edhe aty jemi informuar saktësisht se çfarë ka ndodhur me familjen e Ademit, dhe me Ademin, ka qenë një situatë e rëndë, unë dhe Sahiti e Jakupi qëishim shok prej fillimi, kemi kërkuar me çdo kusht qëatë natë të jemi në Prekaz, kur kemi ardhur ka qenë e vështirë, nuk ishte askush, kam bërtit një herë ‘Oj Serbi këtu jemi’, kjo ka ndodhur pasi jemi takuar në Lekocme Ganinë dhe me një kurshëri të tij, e që kemi ardhur në Prekaz, aty kanë qenë edhe Fatmir Limaj, HashimThaçi, Rexhep Selimi, Shukri Buja e të tjerë, e që nga ai moment, ka fillu organizimi i pjesëtarëve të UÇK-së, ka deklaruar Lushtaku, shkruan GazetaDemos.

Rrëfimi i plotë:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit