10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

OJQ’ja e serbëve të veriut: Rusia po gënjen për Kosovën

Rekomandime

Organizata Joqeveritare ‘Aktiv’ nga Mitrovica Veriore, po deklaron se shteti i Rusisë po gënjen kur po raporton për situatën në Kosovë,

- Advertisement -

‘Aktiv’ ka lëshuar sot një komunikatë, me të cilët demanton raportin e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, në të cilin thuhet se “midis shtatorit 2017 dhe shtatorit 2018 ndodhën më shumë se 50 vrasje të serbëve të Kosovës”.

Sipas raportit rus, referenca për dhënat e publikuara është marrë nga OJQ e serbëve nga komunat veriore, mirëpo, sot e njëjta organizatë e ka mohuar një gjë të tillë vet.

Në komunikatën e OJQ “Aktiv” thuhet se “ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të deklaruar që Aktiv në asnjë moment nuk e bëri këtë pretendim dhe se besojmë se kjo është rezultat i një interpretimi të gabuar të një raporti që kemi lëshuar në Mars 2019, i cili deklaroi se një raport i OSBE-së përmbante informacione se pesëdhjetë sulme ishin regjistruar kundër serbëve”.

- Advertisement -

Rusia viteve të fundit po akuzohet nga vendet demokratike për propafandë dhe dezinformim. Kësaj radhe një demantim të të dhënave “zyrtare” të Ministrisë së Punëve të jashtme të Rusisë e demantuan edhe vet serbët, të cilët konsiderohen se manipulohen më së shumti nga Rusia.

Më tej, në komunikatën e OJQ “Aktiv” vendosen dhe link-at e komunikatave të cilat i keqpërdorën rusët./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit