8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

OKB paralajmëron: Bota do të përjetojë katastrofën e re, pas pandemisë së Covid-19

Rekomandime

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parlajmëruar për një tjetër rrezik që i kanoset botës veç pandemisë së koronavirusit.

- Advertisement -

Katastrofa e gjeneratave është sfida e re që bota duhet të përballen me mbylljen e shkollave për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres paralajmëroi të martën botën se po përballet me një katastofë të gjeneratave dhe theksoi se rikthimi i studentëve të gjallë, të shëndetëshëm në shkolla duhet të jetë një prioritet absolut.

Guterres deklaroi se në mesin e muajin korrik ishin mbyllur shkollat në 160 vende, duke goditur 1 miliardë nxënës dhe studentë, ndërsa të paktën 40 milionë fëmijë kanë humbur parashkolloren.

- Advertisement -

Kjo arriti në më shumë se 250 milion fëmijë që tashmë ishin jashtë shkollës para pandemisë dhe vetëm një e katërta e nxënësve të shkollave të mesme në vendet në zhvillim jepnin lëndët bazë.

“Tani ne përballemi me një katastrofë gjenerative që mund të harxhojë potencialin e pashprehur njerëzor, të minojë përparimin e dekadave dhe të përkeqësojë pabarazitë e ngulitura,” tha Guterres ndërsa filloi një fushatë të KB “Mbrojeni të ardhmen tonë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit