13.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

OMK kërkon që Ramadani të dënohet për fyerjen ndaj mjekëve, rrezikon nga 2 deri 10 vjet burg

Rekomandime

Hetem Ramadani, mund të dënohet nga 2 deri në 10 vjet burgim, për shkak të nxitjes në deklarata ndaj Mjekëve të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Kështu të paktën ka kërkuar Oda e Mjekëve të Kosovës, pas deklaratave të Ramadanit në një emision televiziv.

OMK me shqetësim të madh është vënë në dijeni për deklarimet e Hetem Ramadanit në një emision televiziv lidhur me temën e vaksinimit, në të cilën ai deklaroi se “Mjekët janë një ndër vrasësit më të mëdhenjtë në botë për shkak të gabimeve, për shkak të mosdijes, për shkak të interesave që janë në agjentë të farmacisë, transmeton Indeksonline

Deklarimet e tilla për vrasje i konsideron se janë akuza të rënda ndaj mjekëve si profesionist shëndetësor, e që kanë për qëllim stigmatizimin dhe në shënjestrim e figurës së mjekut në shoqëri.

- Advertisement -

Oda e Mjekëve përmes këtij reagimi dënon ashpër një deklaratë të tillë e cila paraqet akuzë të drejtpërdrejtë ndaj komunitetit mjekësor. Për veprime që përbëjnë krime të rënda siç është privimi i njerëzve nga jeta.

Pasoja esenciale e deklarimeve të tilla është paragjykimi ndaj profilit të mjekut, duke ndikuar në rapartin mes të mjekut dhe pacientit, përmes të cenimit të besueshmërisë së prezumuar.

- Advertisement -

Gjithashtu, duke qenë të vetëdijshëm se kohëve të fundit jemi përballur me pandeminë Covid-19 dhe kontributin e madh të mjekëve në parandalimin e përhapjes së këtij virusi dhe mbrojtjen e jetës njerëzore, OMK nuk do të lejojë që të cenohet dinjiteti dhe integriteti profesional i mjekut, i cili si profesionist shëndetësor kujdeset për jetën e qytetarëve duke i rrezikuar jetërat e tyre në angazhimin e luftimit të situatave të tilla të cilat rëndojnë shëndetin e qytetarëve të vendit tonë.

Pohimet e tilla përbëjnë elemente të veprës penale të nxitjes së urrejtjes, e sakonksounuar me Kodin Penal të Kosovës. Ne konsiderojmë se organet ligj-zbatuese duhet të ndërmarrin veprime konkrete për të parandaluar çfarëdo paragjykimi dhe shkaktim të pasojave të \kundërligjshme përfshirë ato që kanë të bëjnë me ushtrimin e profesionit”, thuhet në reagimin e OMK-së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit